Tha se Elgit Doda dhe Klea Huta janë ndarë, çifti padit gazetarin
Gazetari i njohur Elton Tozaj ka reaguar me tone ironike pas raportimeve se është paditur nga çifti i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta, pas lajmeve për ndarjen e tyre të shumëpërfolur.
Në një postim në “Instastory”, Tozaj ka thumbuar çiftin duke u bërë thirrje të mos merren me gazetarët, por me personat e afërt që, sipas tij, i kanë nxjerrë vetë këto lajme.
“Më pëlqen fakti që ‘vipat’ kërkojnë të na hedhin në gjyq pse themi janë ndarë ose jo!
Këshillë: Sa merreni me ne, merruni me kolegët tuaj që na japin këto lajme! Puç!”, – shkruan Tozaj me nota ironie.
Kujtojmë se disa ditë më parë, në një emision televiziv në MCN, gazetari Elton Tozaj kishte deklaruar se Elgit Doda dhe Klea Huta i kanë dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare, madje kishte përmendur edhe arsye të mundshme të ndarjes.
Sipas tij, këngëtari Elgit Doda dyshohet se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Lushnja, duke e bërë historinë edhe më të bujshme.
“Flitet për një ndarje mes Kleas dhe Elgitit. Një marrëdhënie e ftohtë në çift dhe një lidhje e re që Elgiti ka me dikë tjetër. Thonë që e gjithë vera ka kaluar Lushnje–jug, jug–Tiranë…”, – kishte thënë Tozaj në emision.
Deri më tani, as Klea dhe as Elgiti nuk kanë reaguar publikisht për këto lajme, por heshtja e tyre ka shtuar dyshimet. Çifti nuk është parë bashkë as në evente, as në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, Klea Huta publikoi një Instastory me vargje romantike e melankolike, që shumë fansa e kanë interpretuar si një mesazh i koduar për Elgitin:
“Do të mungojnë sytë e mi, si buzë greminë ku qëndroje… Do të mungojnë duart e mia ku trupin tënd lëshoje…”
Megjithatë, moderatorja u përpoq t’i shuante zërat e ndarjes duke publikuar foto të reja ku vëmendjen e mori unaza e diamantit, dhuratë nga Elgiti për ditëlindjen e djalit të tyre.
Fakti që Klea e mban ende në gisht unazën e fejesës, është parë si një shenjë se ndarja mund të mos jetë përfundimtare.
Për momentin, ajo çfarë dihet me siguri është se Elton Tozaj nuk ka ndërmend të tërhiqet nga deklaratat e tij, ndërsa historia Klea-Elgit mbetet një nga temat më të nxehta të showbiz-it shqiptar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





