Tha se Ilir Meta është ende president, blogerja rrënqeth me reagimin
Blogerja Rizarta Hoxha është bërë pjesë e komenteve dhe memeve në rrjetet sociale, pas një momenti gjatë emisionit “E Diell”, ku u pyet nga gazetari Bledi Mane se kush është presidenti aktual i Shqipërisë.
Në përgjigjen e saj, Rizarta u shpreh: “Ilir Meta, që është në burg?”, duke shkaktuar të qeshura në studio dhe më pas një valë reagimesh në rrjet.
Pas viralitetit të këtij momenti, Hoxha reagoi në një shënim në InstaStory: “Nuk ia kam thënë askujt këtë gjë më parë, por kam gënjyer kur kam thënë se nuk do hiqja kurrë dorë nga Shqipëria.”
Me këtë reagim, ajo la të kuptohet se komentet negative dhe ironitë pas gafës e kanë prekur emocionalisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



