Tha se ka dhunuar gruan dhe kërcënoi banorët, Klodian Duro skualifikohet automatikisht nga gara e Big Brother
Ish- futbollisti i Kombëtares Klodian Duro, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, kjo jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së tij në Big Brother Albania, por për shkak të deklaratës së fortë të bërë një natë më parë. Teksa gjendej nën efektin e alkoolit pas darkës së shtruar në përfundim të spektaklit, Duro filloi të tregojë për jetën e tij, detaje që lanë “gojëhapur” banorët e tjerë.
Teksa iu drejtohej banorëve se duhet të kishin kujdes nga ai, pasi nuk dinte çfarë bënte kur pinte një gotë, pa dashur, ai tregoi dhe dhunën ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Ai shprehet se e ka rrahur ish-gruan e tij, me pretendimin se kjo e fundit nuk e lejonte të shihte vajzën. Në këtë moment. Në formë kërcënimi apo mesazhi ai u drejtohet banorëve të tjerë duke iu thënë se kur ka rrahur ish-gruan ata nuk i ka asgjë. I gjendur në një tavolinë me të, Meriton Mjekiqi i kërkon që mos ta zgjasë më këtë temë.
Por nën efetin e alkoolit ai vijoi bisedën, madje me krenari duke shtuar se nuk dinte se çfarë bënte kur pinte. Ishte kjo deklaratë e bërë një natë më parë që këtë pasdite i kushtoi dhe lojën në Big Brother Vip, pasi u skualifikua.
Çfarë ndodhi në vitin 2020?
Duro i refrohet rastit, i cili bëri bujë në media, ku ish-bashkëshortja e tij e akuzonte për dhunë dhe kanosje. Ndërkohë që e gjithë vendi ishte në kushtet e panikut të pandemisë së Covid-19, Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas dhe e ka dhunuar e kanosur me jetë. Kjo e fundit ka lajmëruar Policinë, e cila dhe e ka arrestuar.
Me hyrjen e tij në Big Brother Vip, Duro tha se do të ndryshonte jetën e tij dhe të pastronte emrin, por siç duket nuk ia doli, pasi u katandis akoma më keq.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP, pasi në shtëpi ka deklaruar se ka rrahur gruan, ndërsa ka kërcënuar dhe banorët duke thënë të tregojnë kujdes, pasi nëse pi disa gota raki, mund të bëhet i dhunshëm.
“Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”. Shkak është bërë një deklaratë pas Prime-t, që është cilësuar e papranueshme”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother.
Në shtëpi ka mbërritur tashmë zarf i zi dhe u lexua nga Egla Ceno.
“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.
Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”
“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
@bigbrothervipaalbania3f #bigbrothervip#bigbrothervipalbania ♬ original sound – Big.brother.vip.albania.3
Kujtojmë që Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje dhe se bashkëshortja e tij është me urdhërmbrojtje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



