E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tufa e qenve që po shqyen Shqipërinë!
OP-ED

Tufa e qenve që po shqyen Shqipërinë!

Myslim Murrizi

Rrënjët e kalbura të kësaj “mender demokracie” në 36 vite postkomunizëm janë tek e kaluara e pistë e qelbësirave që, prej 36 vjetësh, bëjnë sikur luftojnë me njëri-tjetrin, por në fakt janë së bashku në çdo hajdutllëk, pisllëk e maskarallëk që ka ndodhur në Shqipëri, si një tufë qensh që shqyejnë çdo ditë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kush ka durim të shohë e të dëgjojë këtë video, rreth 4 minuta, ku ua kam thënë në sy, në Parlament, në vitet 2019-2021, se fatkeqësisht ky vend prej 36 vitesh është qeverisur nga ish-komunistët, ish-hetues, prokurorë e gjyqtarë të regjimit dhe ish-spiunët e Sigurimit.

Dhe me ndihmën e disa qelbësirave ndërkombëtare, që për interesa të veta personale kanë mbështetur fëlliqësirat e këtij vendi në politikë e drejtësi.

Akoma zagarë të OPDAT-it dhe EURALIUS-it, pranë “mender drejtësisë së re”, marrin informacione dhe rekomandime nga fundërrinat e regjimit komunist për të promovuar në kupolën e kësaj “mender drejtësie” plehrat që ka pasur sistemi i drejtësisë në 40 vite.

Kjo është plaga e vërtetë e shoqërisë shqiptare, që me të drejtë protestuesit, në 80 ditë protestë, me parullat e tyre “Ju erdhi fundi” dhe “Nuk na përfaqësoni”, kërkojnë revolucion, demokraci dhe përfaqësim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.