Thirrje anti shqiptare dhe symbole provokuese në ndeshjen Serbi-Zvicër
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për Ligën e Kombeve e cila po luhet në Leskovac, ka prodhuar një tjetër skandal me kore raciste dhe symbole provokuese kundër Shqipërisë dhe Kosovo.
Që prej fillimi të ndeshjes në orën 20:45, ultrasit serbë kanë lëshuar vazhdimisht kore raciste dhe antishqiptare, përfshirë thirrjet “Kosova është Serbi”, ndërsa stjuardët e pranishëm kanë tentuar të largojnë flamujt provokues me urdhër të UEFA-s, por situata n stadium mbeti e jëjtëj.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, po luan nga minuta e parë e ndeshjes.
Skena të tilla me flamuj dhe symbole kundër shqiptarëve përfshinin dhe mesazhe raciste, duke e bërë atmospherën shumë të tensionuar.
Kujtojmë gjithashtu se në ndeshjen e djeshme të Shqipërisë në transfertë ndaj Çekisë, në stadium u shfaqën flamuj shqiptarë të kthyer përmbys me kryq dhe harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



