Thumbon gazetari: Juria e “Albania’s Got Talent Show”…
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në FB një foto me humor ku janë diplomatet duke vezhguar procesin e zgjedhjes se kreut të ri të SPAK, por fotografia thotë shumë më tepër sesa një batutë: “Juria e Albania’s Got Talent Show”… në fakt është juria që sot vendos fatin e drejtësisë në Shqipëri. Pas ndryshimit të rregullores në minutën e fundit, votimi i kreut të ri të SPAK nuk është më proces transparent, por një lojë me kutinë e fshehtë një mekanizëm që largon përgjegjësinë publike dhe rrit dyshimet për ndikime politike.
Pyetja e vërtetë është kjo:
A do të zgjidhet ai që duan 11 anëtarët e KLP-së, apo ai që u duhet disa të tjerëve?
Në këtë moment kritik për reformën në drejtësi, opinioni publik sheh një “jurí” që ulur në rresht ngjan e përhumbur, e distancuar dhe pa emocion – por vendimi i tyre është çdo gjë përveçse artistik. Ai përcakton drejtimin e institucionit të vetëm që ka goditur korrupsionin e niveleve të larta.
Pas tetë vitesh reformë, miliona euro investime dhe një pritshmëri të madhe për drejtësi, Shqipëria nuk ka luksin të shohë SPAK-un të kthehet në një konkurs ku fituesi vendoset jo për meritë, por për interesa.
Ndaj pyetja që duhet të shtrojmë sot është:
A do të fitojë drejtësia… apo skenari?
Publiku pret qartësi, jo votime të fshehta. Shqipëria pret guxim, jo kompromise. SPAK-u meritoi të udhëhiqet nga më i miri jo nga më i leverdishmi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



