E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thyhet bojkoti, studentët e juridikut sot nisin mësimin tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”
Lajme

Thyhet bojkoti, studentët e juridikut sot nisin mësimin tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Studentët e Fakultetit të Juridikut që do të duan t’u kthehen auditoreve do të nisin procesin mësimor duke filluar nga dita e sotme në ambjentet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Sot në orën 14.00 studentët do të nisnin mësimin në ambjentet e shkollës së mesme.

Studentët e tjerë, që kërkojnë t’i rikthehen mësimit, thonë se janë të gatshëm që leksionet dhe seminaret t’i nisin në çdo mjedis të mundshëm.

“Kudo, mjafton të zhvillojmë mësim se kemi humbur shumë volum”.

Hyrja për në auditoret e fakultetit të drejtësisë në Tiranë vazhdon të mbahet e mbyllur. Ligji për arsimin e lartë ngarkon me përgjegjësi Rektorin e Universitetit të Tiranës, si titullar i tij, për të zgjidhur situatën dhe garantuar  paprekshmërinë e institucionit. Statuti i Universitetit të Tiranës sugjeron ndërhyrjen e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.