E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studenti: ‘Ti ke deklaruar 2 mijë Euro pasuri, po shtëpia në Surrel?
Lajme

Studenti: ‘Ti ke deklaruar 2 mijë Euro pasuri, po shtëpia në Surrel?

Debati i Edi Ramës me studentët në Vlorë ka sjellë një situatë të pakëndshme.

Një nga studentët jo vetëm që e ka vënë në vështirësi Ramën, por ka bërë që ky i fundit ta kërcënojë studentin.

Studenti i ka kujtuar Edi Ramës pasurinë e deklaruar prej vetëm 2 mijë eurosh, por më pas i ka kujtuar edhe shtëpinë në Surrel.

‘Ti ke deklaruar vetëm 2 mijë Euro pasuri, po shtëpinë në Surrel si e ke bërë?’, ishte pyetja e studentit për Ramën.

Kjo pyetje ka bërë që Edi Rama të meket dhe gjatë fjalës së tij, të kërcënojë edhe studentin.

Debati mes studentit dhe Edi Ramës:

Pyetje: Ku e gjete Iphone, më fal qenka më i madh!

Studenti: E fitova në një organizatë ..

Rama: Qetësohu thjesht të pyeta për kuriozitet. Kjo është dita juaj.

Studenti: Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro.

Rama: Mirë atë e paske fituar por si e paguan. 

Studenti: Interneti është  Wifi . Ne jemi shqiptar dhe jemi mësuar me gjërat falas. Kemi paguar shumë herë më shumë për këtë, madje gjyshi im është partizan. Babai im merr kredi për atë që gjyshi e ka paguar me gjak.

Rama: Unë asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro. Këto janë shpifje, ti ke dëgjuar Saliun dhe të tjerët. Asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro, është gënjeshtër.

Unë kam qenë emigrant dhe kam bë sakrifica.

Shtëpia ime, jo vetëm që është e deklaruar në çdo detaj, por taksat i kam paguar. Çdo gjë është publike. Mos u bëj si Saliu, se ne këtu në Vlorë i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, por mos e tepro, për veten tënde.

Mos e tepro, për veten tënde, jo për mua, do takohemi prap bashkë më vonë, për mirë e jo për keq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.