“Ti lutemi Zeusit për shi”, “me pesë thasë miell nuk quhesh i varfër”, protestuesit ironizojnë dy ministret e qeverisë Rama
Qindra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në protestën kombëtare kundër rritjes së çmimeve.
Një moment pikant i kësaj proteste ka qenë edhe mbajtja e pankartave ironizuese për ministren e Energjisë Delina Ibrahimaj, ministren e Shtetit Edona Bilali dhe për kryeministrin Rama.
“Me pesë thasë në muaj nuk quhesh i varfër”, shkruhej në pankartën me fytyrën e ministres Ibrahimaj.
“Cmimin e përcakton tregu, fitimin ma përcakton pazari”, shkruhej në pankartën me fytyrën e kryeministrit Rama.
“Ti lutemi Zeusit për shi”, shkruhej në pankartën me fytyrën e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



