E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana përballë korrupsionit dhe betonit ose njerëzve të ndershëm
Lajme

Tirana përballë korrupsionit dhe betonit ose njerëzve të ndershëm

Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga opozita për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ka përcjellë një mesazh drejtuar qytetarëve përmes rrjeteve sociale, ku thekson rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për të ardhmen e kryeqytetit.

“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime,” shkruan Binaj, duke e përshkruar Tiranën jo thjesht si një qytet ku jetojmë, por si një shtëpi që duhet ta ruajmë dhe përmirësojmë për brezat që vijnë.

Ai i bën thirrje qytetarëve që, në ditën e votimit, të reflektojnë për drejtimin që duhet të marrë Tirana, duke zgjedhur rrugën e ndryshimit – larg korrupsionit, betonizimit dhe sistemit të patronazhistëve.

“Kemi dy rrugë përpara: të vazhdojmë me korrupsionin dhe betonin, ose të zgjedhim ndryshimin – me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” thekson Binaj.

Në përmbyllje, ai u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë përpjekje për transformim, me bindjen se së bashku mund ta bëjnë Tiranën një vend më të mirë për të gjithë.

“Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.