Tiranë/ Aksident i rëndë , humb jetën një një fëmijë
Në një njoftim të Policisë, bëhet e ditur se një person i mitur ka humbur jetën në një aksident rrugor si rezultat i përplasjes së dy makinave.
Informacioni tregon se i mituri ishte në rrugë në momentin e aksidentit, dhe po punohet për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
Reagimi i Policisë:
Pasditen e sotme, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



