Tiranë/Gjendet një trup i pajetë pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë
Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e sotme pranë shkollës ‘Andrea Stefani’ në Laprakë.
Trupi i përket një mashkulli, por rrethanat e vdekjes së tij mbeten të paqarta.
Ka qenë roja i shkollës ai që ka konstatuar trupin e pajetë jashtë rrethimit të shkollës dhe ka njoftuar policinë.
Sipas policisë, trupi i përket një 75-vjeçari me iniciale I.T dhe vdekja e tij dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale pasi në trup nuk ka shenja dhune.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Informacion paraprak Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



