Tiranë/ Goditi me thikë të riun, 51-vjeçari shpallet në kërkim
51- vjeçari me inicialet S.Z., është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi goditi me thikë 34-vjeçarin E.Sh.
Uniformat blu informuan se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Zogut të Zi, as një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë-informacion
Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.
Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



