Tiranë/ Menaxheri i sigurisë vetëvritet me armë zjarri
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Tiranë. Në zonën e Lundrës, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e disa objekteve), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Humbja e jetës, pavarësisht nga mënyra e humbjes së saj, është ngjarja më i trishtë. Pavarësisht se vetëvrasja nuk ka subjekt të veprimtarisë kriminale të marrjes së jetës, për shkak se marrësi i jetës është i njëjtë me humbesin e jetës, mendojmë se Policia e Shtetit duhet të hetojë dhe të zbulojë arsyet të cilat kanë çuar në humbjen e jetës. Shpesh herë nëpërmjet aktit makabër dhe absolutisht të pamoralshëm të vetëvrasjes mund të fshihet rrethana dhe fakte që mund të nxjerrin në pah afërsinë me të vërtetën e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



