Tiranë/ Shefi i krimit ekonomik merrte 10 mijë euro për të mos goditur call-centerat e bursave
Erion Ismaili, shef sektori te krimi ekonomik në drejtorinë Policisë së Tiranës është nën hetim si një efektiv që merrte 10 mijë euro në muaj për të mos ‘sulmuar’ një call-center që merrej me bursat. Hetimi ka të bëj me një denoncim dhe me disa prova se Ismaili ka marrë rryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me të huajt.
Subjekti ndodhej në rrugën e Kosovarëve në Tiranë dhe pikërisht atje janë sekuestruar disa komjutera dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua më daten 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj, ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT.
“Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratorëve të call centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mije euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej nga policia.” – shkruajnë disa media shqiptare.
Erion Ismaili është marrë në pyetje nga policia, por i ka mohuar akuzat. Ndërkohë Karaj, pak pas arrestimit, ka shfaqur probleme me zemrën dhe është dërguar në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



