Tiranë/ Vihen në pranga tre persona, ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve
Të arrestuar janë të moshës nga 31 deri në 55 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Arrestohen 4 shtetas dhe procedohen penalisht 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



