E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Top Awards/ Kachinari publikon “Another Day”, bëhet menjëherë pjesë e “The Top List”
Publik News

Top Awards/ Kachinari publikon “Another Day”, bëhet menjëherë pjesë e “The Top List”

Gjergj Kaçinari ose siç njihet së fundmi George Kachinari ka ardhur me një tjetër projekt muzikor mjaft interesant. Përveç një muzike dhe teksti shumë të bukur, ajo çfarë e bën të veçantë këtë prurje të re të artistit është edhe videoja shoqëruese.

Gjergji ka qenë i ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel dhe Top Albania Radio, ku ka folur më tej për këngën e tij më të re. Artisti nuk ka qenë i vetëm në studio pasi atij i është bashkangjitur edhe Matias Ndini, i cili është kujdesur për videoklipin e këngës.

Kachinari, i cili ka rreth 5 vite që ka dalë në skenën e muzikës, ka zbuluar se për muzikën dhe tekstin është kujdesur vetë ai, duke qenë se e ka paska të vështirë të gjejë një person që i përshtatet profilit të tij.

I ardhur tepër romantik, pas këngës “Sweet Cruelty” dhe “Over You”, talenti shqiptar ka publikuar këngën me titull “Another Day”.

Me një videoklip të xhiruar në Paris, “Another Day” është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e publikut që në javën e parë të publikimit.

Kjo këngë, e cila është e gjitha në anglisht, ashtu si edhe dy projektet e tij të mëparshme, për këtë javë mban vendin e 74-t.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.