E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topalli sulmon Bashën: Ka bërë pazare për të mbajtur Ramën në pushtet, rrezikon të marri mandatin e tretë
Publik News

Topalli sulmon Bashën: Ka bërë pazare për të mbajtur Ramën në pushtet, rrezikon të marri mandatin e tretë

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherazi ish-kryeparlamentare, Jozefina Topalli, konformoi rikthminin në politikë, duke krijuar ‘Lëvizjen për ndryshim’.

Topalli sot në Open sulmoi ashpër kreun e PD Lulzim Basha duke thënë se lideri i PD-së ka bërë pazare me Ramën duke bërë që kryeministri të qëndrojë në pushtet.

“Hipoteka më e madhe që kryeministri aktual është sot në qeveri dhe të rrezikojë të marri edhe një mandat të tjetër. Ka një kompromentim të misionit opozitar. Ka një Pazar që mban Ramën kryeministër. Nuk e them si opinion, nuk e them si deklaratë. Kush fitoi nga çadra? Po mos të ishte pazari i 17 majit sot me shumë mundësi Rama nuk do të ishte kryeministër. Kush ka përfituar nga djegia e mandateve, Rama apo opozita? Rama padyshim. Kush ikën lë fushën e betejës quhet dezertor. Kush ka përfitu nga mos kandidimi në zgjedhjet lokale? Kjo opozitë ja ka bërë më të lehtë Ramës qëndrimin në pushtet”, tha Topalli.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli konformoi pak ditë më parë rikthminin në politikë, duke krijuar ‘Lëvizjen për ndryshim’, nën siglën e së cilës do të kandidojë në zgjedhjet e 2021.

Jozefina Topalli, dikur numri dy i Partisë Demokratike, sot ka hapur një parti të re rreth pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Analisti Agron Gjekmarkaj u përplas me ish-kryeparlamentaren, teksa e akuzoi se duke i bërë opozitë opozitës, po ndihmon kryeministrin Rama.

“Nuk kemi nevojë për t’i bërë opozitë opozitës. Kjo është një lloj ndihme për kryeministrin që është në situatë të vështirë. Po krijoni parti 5 muaj para zgjedhje, është e sigurt se partia juaj nuk do qeverisë vendin.”, tha Gjekmarkaj.

Ajo tha se ata i kanë kapur partitë e tyre dhe se njerëzit kanë nëvojë për alternativë, jo për monopolizim.

“Sipas sondazheve njerëzit nuk votojnë për liderat që kanë kapur partitë e tyre. Sipas sondazheve urrejtja ndaj kësaj qeverie është më e madhja se ndaj qeverie. Nuk votojnë as për Ilir Metën e Lulzim Bashën se llogarisin fare. Ata kanë votën e shenjtë. Prandaj qytetarët kanë nevojë për alternativë”- tha Topalli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.