E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Torino eliminon kuqezinjtë nga Kupa me 10 lojtarë
Publik News

Torino eliminon kuqezinjtë nga Kupa me 10 lojtarë

Mbrëmje dramatike për Milanin e Stefano Piolit. Kuqezinjtë janë eliminuar në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, teksa u mposhtën me rezultatin 0-1 nga Torino në “San Siro”.

Edhe pse miqtë ishin me 10 lojtarë në fushë që prej minutës së 70-të, kur Djidji, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kampionët në fuqi të Serisë A, nuk e shfrytëzuan superioritetin numerik. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-0.

Kur të gjithë prisnin golin e Milanit, “Demat”arritën të shtangnin të pranishmit në shkallët e stadiumit, teksa me një kundërsulm vrastar në minutën e 114-të, zhbllokuan shifrat me anë të Adopo. Një gol ky që i dha kualifikimin për në çerekfinale Torinos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.