Torturë e vërtetë të udhëtosh me linjat urbane të Tiranës
Tmerr ne linjat urbane te Tiranes. Autobuset e linjave here pa kondicioner, here pa gaz per kondicioneret, here me sisteme te prishur meqe jane “te rinj”. Kontrollet e Bashkise, gjithsesi, e kane gjendjen nen kontroll. Pushteti vendor qe duam!
Ky eshte nje status qe e ka bere sot gazetari Bledar Kuka shoqeruar me foto . Me poshte ndiqni nje vezhgim te bere sot mga gazetari i “Publik.live”
Një vit pas rritjes së çmimit: Në linjat urbane shtohen vonesat, nuk ka asnjë shërbim të ri
“Publik.live” bëri një vëzhgim në linjat më kryesore të transportit në kryeqytet dhe intervistoi qytetarët për të marrë përshtypjen se çfarë ka ndryshuar një vit pas rritjes së çmimit të biletës nga 30 në 40 lekë.
Linja Qendër-Ish Uzina Autotraktori
Në një monitorim të bërë të linjes se autobusezve Qendër – Ish Uzina Autotraktori vihen re mungesa të stacioneve dalluese dhe tabelave orientuese për qytetaret. Qytetarët e Shkozës e konsiderojnë si linjën më të keqe ku asgjë nuk funksionon. Të dënohesh me erë, me mbipullim, dhe të presësh autobusin për minuta të tëra.
Publik.live : Një qytetar i Shkozës si duhet ta kuptojë që këtu ka një stacion autobusi, ndërkohë që këtu nuk ka asnjë tabelë?
Qytetari: Nuk ka fare, pasdite është tmerr të dalësh me autobus. Çmimin e bënë 400 lekë me shpresën se do rregullohet.
Qytetare: Linja më e keqe sot për sot në Shqipëri. Linjë katundarësh mo, linja më e poshtër
E njëjta situatë është edhe në Tiranën e Re. Në këtë linjë zona më problematike është nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”. Mungesa e stacioneve , tabelave dhe vijëzimeve vihet re dukshëm. Qytetarët shprehin pakënaqësi me ngarkesën dhe vonesat. Kondicioneret nuk punojne.
Publik.live: Ishit shumë ngushtë aty brenda?
qytatari: Shumë ngushtë
Qytetari: Vonesa më të poshtra te dogana. Janë disa njerëz që rrinë aty në kafene dhe sduan tia dinë.
Qytetari: Ka shumë njerëz
Linja e Unazës
Një tjeter linjë problematike mund të konsiderohet Linja e “Unazës”. Në orët e paraditës diferenca nga një autobus tek tjetri ishte prej 5 minutash. Në drekë ajo shkonte edhe deri në 10 minuta, ndërsa pasditë nga 12-15 minuta. Qytetaret në shumë raste janë të detyruar të presin disa autobusë sepse përveçse janë me vonesë janë dhe tejmbushur.
Qytetari: Asnjë lloj ndryshimi nuk ka
Pubik.live: Pse?
Qytetari: Pa ajrosje
Qytetarja: Kam vështirësi, nuk ka vende. Unë jam edhe e sëmurë
Qytetari: Nganjëherë ja shkelin, nganjëherë vonohen vetë. Tani kur erdha ikte me shpejtësi, pastaj flinte.
Qytetari: Ka 10 minuta në stacion. Ka invalidë, ka pensionistë, duan të shkojnë në shkollë, në punë. Shiko si mbushet autobusi. Edhe 1000 lekë ta bëjnë ne nuk çohemi për të drejtën tonë.
Qytetarja: Le që ngushtë, por ne nuk jemi bërë qytetarë akoma, ca hyping, ca zbresin, nuk presin
Publik.live: Nuk është përmirësuar?
Qytetarja: Është përkeqësuar, jo përmirësuar
Publik.live: Ishit shumë ngushtë?
Qytetari: Mezi dolëm
Publik.live: Pse nuk hipe te unaza?
Qytetari: Nuk e pe si ishte autobusi, aty nuk kishte vend
Qytetari: Vështirë është me hyp
Publik.live: Tento njëherë?
Qytetari: Ja të zbresin
Qytetar: Shumë ngushtë dhe i kanë rralluar shumë këta autobusat, vjen 20 minuta me vonesë nga njëri-tjetri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






