E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në ishullin grek: Dy fëmijë mes viktimave të tërmetit, i zuri poshtë muri teksa ktheheshin nga shkolla
Lajme

Tragjedi në ishullin grek: Dy fëmijë mes viktimave të tërmetit, i zuri poshtë muri teksa ktheheshin nga shkolla

Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, vetëm 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues.

Mediat greke bëjnë me dije se fëmijët, një vajzë dhe një djalë të moshës 16 dhe 17-vjeç, po ktheheshin nga shkolla kur i ka zënë poshtë një mur që është shembur nga lëkundjet e forta.

Kryebashkiaku i Samos tha se shumë ndërtesa janë shembur dhe të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur.

Sakaq, në Izmir të Turqisë është shënuar numri më i lartë i viktimave, deri tani 6 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 202 kanë mbetur të plagosur.

Kërkimet për shpëtimin e të bllokuarve nën rrënoja janë duke vijuar.i

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.