E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia me 2 viktima në Maliq, fqinja rrëfen momentet dramatike
Flash

Tragjedia me 2 viktima në Maliq, fqinja rrëfen momentet dramatike

“Vajza ishte nxirë e po i binin flokët, djali vdiq në koridor”

Një familje në Maliq u përball me tragjedinë më të madhe, pasi zjarri përfshiu banesën e Hazisllarëve, ku humbën jetën nëna dhe djali 14-vjeçar, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital.

Xhemile Kapri, banorja që ishte në vendngjarje, rrëfen momentet e tmerrit dhe përpjekjen për t’u ardhur në ndihmë viktimave.

“Unë dola të hidhja plehrat dhe pashë një vajzë që po qante në oborr. Kur shkoj më afër, dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë nga djegia. Thirra komshiun dhe i thashë: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur!’ Më dridhej trupi dhe nuk po dija çfarë të bëja,” rrëfen ajo.

Në përpjekje për të shpëtuar, ata hapën derën me forcë dhe gjetën djalin 14-vjeçar të shtrirë në dysheme.

“Djali ishte i shtrirë barkas, me krahë dhe këmbë hapur. E kuptuam menjëherë që kishte ndërruar jetë. Nuk e dinim që nëna ishte brenda, e cila u gjet më vonë nga policia dhe zjarrfikësit,” tha ajo me dhimbje.

Fqinja përshkroi edhe gjendjen e rëndë të vajzës 6-vjeçare, e cila vuante nga autizmi dhe ishte djegur rëndë.

“E ngritëm dhe e mbështollëm me një kuvertë që gjetëm jashtë. I binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Vajza nuk fliste dhe nuk ecte, ndërsa djali ecte, por nuk fliste. Vajza po qëndronte ulur, ndërsa nëna ishte brenda,” shtoi Xhemile.

Sipas fqinjëve, familja Hazisllari përballej me vështirësi ekonomike, gjë që i bënte edhe më të dhimbshme rrethanat e kësaj tragjedie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.