Tragjedia me 45 të vdekur në Bullgari, Basha: Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari, ku një autobus i Maqedonisë së Veriut u përfshi nga flakët, e për pasojë humbën jetën 45 udhëtarë.
Basha në reagimin e tij shprehet i shokuar nga tragjedia e e rëndë, si dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave të këtij aksidenti tragjik.
“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



