E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia në Durrës, merret vendimi për shoferin Nikoll Radaçi
Lajme

Tragjedia në Durrës, merret vendimi për shoferin Nikoll Radaçi

Shkaktoi aksidentin tragjik, duke lënë dy fëmijë të vdekur

Një ngjarje tragjike tronditi Durrësin dhe mbarë vendin, teksa një aksident i rëndë i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la një tjetër të plagosur rëndë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin fatal.

Ngjarja ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15, ku tre fëmijë po luanin me top në trotuar. Sipas të dhënave, drejtuesi i mjetit, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit.

Si pasojë, dy prej fëmijëve, të moshës 12 dhe 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa një tjetër 8-vjeçar arriti të mbijetojë, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori kishte qenë i raportuar disa herë më parë nga banorët e zonës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ishte ndëshkuar nga policia rrugore.

57-vjeçari doli sot para gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë, ndërsa në pamjet e publikuara nga media ai shfaqet kokëulur në kafazin e xhamtë gjatë seancës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe debate politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.