Tragjike/ Ky është 29-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit
i riu është nipi i humoristit të njohur Roland Koçës, djali i një stilisteje dhe i biri i kryetarit të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.
Xhino Koça, sipas Spitalit “Shefqet Ndroqi” po trajtohej prej 4 ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente ” Shefqet Ndroqi” te spitalit.
Ndërsa në rrethana ende të paqarta, mëngjesin e sotëm në orën 04:30 sipas policisë, ai u hodh nga kati i tretë i spitalit.
Mësohet se i riu ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



