E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike në Durrës! E zuri korenti, humb jetën 28-vjeçari
Lajme

Tragjike në Durrës! E zuri korenti, humb jetën 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi dyshohet se u godit nga energjia elektrike teksa punonte në një varkë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:20 në lagjen nr. 1, ku i riu, me inicialet A. R. dhe me origjinë nga Filipinet, ishte duke punuar për llogari të një firme private.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 28-vjeçari po përdorte një pompë për largimin e ujit nga varka, kur ra në kontakt me energjinë elektrike.

Pavarësisht ndërhyrjes, kontakti me rrymën rezultoi fatal dhe i riu ndërroi jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe mënyrën se si 28-vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.