E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trajneri i Luftëtarit pëson atak kardiak dhe ndërron jetë gjatë drekës me miqtë
Publik News

Trajneri i Luftëtarit pëson atak kardiak dhe ndërron jetë gjatë drekës me miqtë

Trajneri i Luftëtarit Mustafa Hysi ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti kardiak. Ai ka qenë në shoqërinë e miqve të tij në një restorant në fshatin ‘Andon Poçi’.

Hysi ka ndjerë fillimisht dhimbje në gjoks dhe më pas ka rënë në tokë. Miqtë e kanë shoqëruar menjëherë për në spitalin Rajonal por nuk ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i FSHF Armand Duka me anë të një statusi në rrjetet sociale. Duka shprehet se Mustafai përveçse një futbollist dhe trajneri i mirë ishte një mik i mrekullueshëm. Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.

 ‘Të dashur miq, mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.

Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.

Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit.  I paharruar miku im Mustafa Hysi!’, shkruan Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.