Trajneri i Lyon mbulohet në gjak…
Ndeshja e Ligue 1 mes Olympique Marseille dhe Lyon është shtyrë pasi autobusi i ekipit të Lyon-it u sulmua me sende të forta dhe trajneri Fabio Grosso u mbulua në gjak.
Të dy klubet janë rivalë të fortë në futbollin francez dhe autobusi i ekipit të Lionit u qëllua me gurë dhe tulla ndërsa u nis drejt stadiumit Velodrome të Marsejës. Grosso, një ish-fitues i Kupës së Botës me Italinë u plagos rëndë dhe kishte gjakderdhje të madhe pasi copat e xhamit i prenë fytyrën.
Pas mbërritjes në stadium, Grosso mori trajtim mjekësor urgjent nga ekspertët për të ndihmuar në ndalimin e gjakderdhjes.
Ndihmësi i Grosso-s, Raffaele Longo, raportohet gjithashtu se është goditur në sy nga copa xhami, pasi xhamat ranë në anën e djathtë të autobusit. Lojtarët që po largoheshin nga autobusi u tronditën nga incidenti.
Ky incidenti i rëndë çoi në shtyrjen e ndeshjes ndërsa një dënim i mëtejshëm pritet për skuadrën vendase.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



