E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trau i Thumanë–Kashar, prova e bashkëqeverisjes PD–PS
Lajme

Trau i Thumanë–Kashar, prova e bashkëqeverisjes PD–PS

Publik Media| Opinion | Publik.al

Nga 4 janari 2025 deri më 4 janar 2026, trau i Thumanë–Kashar vazhdon të bëjë të njëjtën gjë: jo të rregullojë trafikun, por të zhvatë qytetarët. 270 lekë për një kalim të vetëm janë shndërruar në një taksë private mbi jetën e përditshme të shqiptarëve, pa alternativë dhe pa mëshirë.

Ky tra nuk është produkt i një partie, por i një marrëveshjeje të heshtur. PD dhe PS shahen në ekrane, por bien dakord në asfalt. Njëra flet për abuzime, tjetra për zhvillim, por asnjëra nuk prek mekanizmin që i lidh: rrugë me pagesë, kontrata të errëta dhe fitime të garantuara për privatët, ndërsa qytetari paguan çdo ditë.

Me justifikime teknike, “standarde europiane” dhe llogari që nuk sqarohen kurrë, rezultati është brutal: shqiptari paguan më shumë se sa i takon, gjithmonë. Edhe pse qindra miliona euro janë paguar nga buxheti i shtetit për ndërtimin e këtij aksi, trau vazhdon të mbledhë para sikur rruga të ishte pronë private.

Trau i Thumanë–Kashar nuk është thjesht një barrierë fizike. Është simboli i një politike që bashkohet kundër qytetarit. Një monument i bashkëqeverisjes reale PD–PS, ku ndryshojnë ngjyrat, por jo dora që futet në xhepin e popullit. Në këtë vend, qytetari paguan gjithmonë. Ata qeverisin bashkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.