“Tre pronarët e Inceneratorëve janë në kërkim”- Përgjigjet Edi Rama: Me Leftër Kokën kam punuar shumë mirë
Kryeministri Edi Rama thotë se është në dijeni të faktit se pronarët e inceneratorëve janë në kërkim, por, sipas tij nuk janë në kërkim për 430 mln eurot. Kreu i qeverisë u shpreh para Komisionit Hetimor se me ish-ministrin Lefter Koka, i cili tashmë është në burg ka punuar shumë mirë.
“Kjo punë e kërkimit është pak si problem. Duhet sqaruar për çfarë janë në kërkim, kanë marrë këto 430 mln eurot dhe i kanë çuar diku dhe presin që të shkojmë dhe ne dhe ti ndajmë? Apo janë në kërkim se dyshohet se kanë hyrë në një marrëdhënie korruptive me një ish ministër? Kështu që jam në dijeni që ka dy persona në kërkim dhe jam i lumtur që reforma në drejtësi po funksionin. Unë me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë”, tha Rama.
DEBATET
Tabaku: A ka projekte të tjera me fonde të ngjashme si i keni ndjekur ato ?
Rama: Kemi ardhur këtu për impiantet, ca janë këto. Unë kam ardhur për lekët. Ca pyetje është kjo? Në Republikën e Shqipërisë ka shumë vepra publike.
Tabaku: Nuk ju kam ofenduar mos më ofendoni. Sa dhe si i keni ndjekur projektet e inceneratorëve në detyrën tuaj si KM që nga momenti që janë nënshkruar?
Rama: Ashtu siç kam ndjekur dhje ndjek projekte deri në detaj, sepse është kot ti shpjegoj…jo si inxhinier dhe teknik, por që puna të bëhet. Këtë e bëj me të gjitha projektet. I kam ndjekur se nuk fle gjumë
Tabaku: A jeni në dijeni se dy prej inceretorët nuk funksionojnë?
Rama: Ky është opinion dhe jo fakt. Ju e dini, ndërtimi i këtyre veprave komplekse ka pasur problematikat e veta, por Elbasani është një vepër që ka folur vetë edhe me punë që ka bërë. Fieri ka qenë një projekt i luftuar, jo me propagandë por me trupa, për ti dhënë njerëzve ndalni ardhjet e plehrave. Këto projekte janë një nga krenaritë e mia si kryeministër kjo nuk ka pikë dyshimi, pastaj punojnë nuk punojnë janë çështje që kërkojnë vëmendje të madhe për ti parë teknikisht. Të thuash që është bërë gjithë ky investim dhe nuk punon është e rëndë.
Tabaku: A jeni në dijeni të faktit që këto 3 procedura janë fituar nga i njëjti grup kompanish?
Rama: Procedurat mund të fitohen nga një, dy apo 7. Kjo nuk është në detyrat e kryeministrit. Unë dua punën dhe rezultatin. Pastaj proceset e brendshme është një zinxhir i tëre njerëzish kanë funksionuar dhe kanë kryer detyrat e tyre. Nëse dikush në këtë proces ka bërë nga ato gjërat që nuk duhet…prandaj e kemi bërë reformën në drejtësi
Tabaku: A jeni në dijeni që tre procedurat e ndryshme janë fituar nga i njëjti grup kompanish, dy prej të cilëve janë në kërkim?
Rama: Unë nuk merrem me procedura, nuk është kjo detyra ime. Nuk më interesojnë fare. Kam besim tek strukturat dhe njerëzit që do bëjnë. Mua më duhet pastrimi i Shqipërisë, Rrugës dalin edhe këto problematike.
Kjo punë e kërkimit është pak si problem. Duhet sqaruar për çfarë janë në kërkim, kanë marrë këto 430 mln eurot dhe i kanë çuar diku dhe presin që të shkojmë dhe ne dhe ti ndajmë? Apo janë në kërkim se dyshohet se kanë hyrë në një marrëdhënie korruptive me një ish ministër? Kështu që jam në dijeni që ka dy persona në kërkim dhe jam i lumtur që reforma në drejtësi po funksionin. Unë me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë”
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në komisionin hetimor për inceneratorët faktin që pagesat nga buxheti i shtetit vijojnë të paguhen edhe pse SPAK po heton për çështjen e impiantit të mbetjeve. Rama tha se nuk ka asgjë të keqe që pagesat të vijojnë sa kohë që nuk ka një vendim nga organet përkatëse.
Jorida Tabaku: Jeni ne dijeni se buxheti i shtetit vazhdon dhe paguan per inceneratorin ne qytetin e Fierit, por njëkohësisht edhe ate te qytetit te Tiranes, pavarësisht se këto jane duke u gjykuar?
Edi Rama – Po jam ne dijeni, pajteter
Jorida Tabaku: A jeni ne dijeni qe buxheti i shtetit vazhdon paguan per inceneratorin ne qytetin e Fierit, por njëkohësisht edhe ate te qytetit te Tiranes, pavarësisht se këto jane duke u gjykuar?
Edi Rama: Kur më thua janë duke u gjykuar hedh hije ato janë duke u hetuar jo gjykuar sa kohë s’kemi asnjë vendim nga organet përkatëse vazhdon kontrata shumë e thjeshtë.
Janë gjëra të thjeshta të punëve të shtetit zonja Tabaku.
Tabaku: Po patjetër, të kishim kaq shumë gjëra të thjeshta për persona në kërkim. A keni dijeni që tre pronarët e tre kompanive te inceneratorëve kanë ngritur të njëtën skemë në Zimbabve?
Rama: Cilën skemë?
Tabaku: Kanë investuar në Shqipeti e po investojnë edhe në Zimbabve në incenerator me fonde që i kanë marrë nga kontrata publike në Shqipëri?
Rama: Kjo është shumë interesnate, nga e nxirrni ju këtë duhet të më tregoni një dokument. Që buxheti shtetit ka finbnciar përmes kompanisë në Zimbabve, duhet të më jepni dokument se është opinion shumë guximtar në aspektin e fantazisë nuk di ku është lidhja, që kemi të investuara 55.3 milionë për Fierin e Elbasanin dhe kaq, tani se me këto 55.3 milione euro është ndërtuar dy impiante e po ndërtoet një impiant në Zimbabve mbase po por do më dukej shumë e pamundur nuk kam dijeni do e shoh me shumë interes.
Nderhyrje… Ku flen lepuri?
Rama: te lepuri, po te lekët, te lekët patjetër aty është lepuri. Lepuri i madh që i keni futur në bark njerëzve.
Kryeministri Edi Rama foli për akuzat ndaj ministrave të tij mbi aferën e inceneratorëve, ku ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është i arrestuar dhe nën akuzë.
Tabaku: A i keni verifikuar ndonjëherë akuzat, a i keni pyetur ndonjëherë ministrat e përfshirë nëse janë akuzat me bazë reale?
Rama: Është pyetje shumë interesante. Ka një shprehje që thotë “mishi është i dobët”, që do të thotë se njeriu vihet në sprova dhe sprova e pushtetit është më e forta, sepse pushteti ka shumë tundime. Ajo që unë si kryeministër bëj është që i referohem asaj që bëhet në dritën e diellit. Çfarë gjithsecili mund të mendojë gabimisht se mund ta bëjë nëpër skuta, duke shfrytëzuar pozicionin, është një çështje që e ka gërryer shumë këtë vend dhe për këtë arsye unë e kam dashur me pasion reformën në drejtësi.
Unë nuk i ndaj njerëzit në të majtë e të djathtë, kur vjen puna për t’u përballur me akuzat e organit të akuzës. Kështu që, çfarë kam bërë unë, patjetër që i kam dëgjuar akuzat, kam dëgjuar akuzat tuaja, kam dëgjuar 430 milionë euro dhe sigurisht që jam alarmuar. Kam vënë alarmin, por më thanë more nuk ka 430 milionë euro, nuk ekzistojnë. Dëgjo juve këtej, shko me vrap atje. Atje plehrat mblidhen, trajtohen, bëhen. Tani, nëse dikush, cilido qoftë, se thashë me ministrin e Mjedisit kam punuar shumë mirë, por kurrë nuk më ka folur për skuta, e kurrë nuk i kam thënë ç’bëhet nëpër skuta, se kemi punuar për projektin. Nëse ai dyshohet për ato që thuhet, e vërteton drejtësia. Problemi që kemi ne këtu, është akuza që keni bërë ju. Ju keni akuzuar për grup të strukturuar. Po ju them që 100 herë të ktheheshim pas, 100 herë do e kishim bërë këtë punë, se sot marrin frymë Fieri, Durrësi, Elbasani, Tirana, etj. Tani s’e di pse më pyesni ju.
“E kuptoj se Big Brother…”, Rama ironi me Tabakun: Ahmetaj mik i Zotos e Mërtirit? Edhe kur dilja me pantallona të shkurtra, s’më interesonte…
Pjesë nga debatet:
Tabaku: A keni informacion se babai i Alqi Bllakos përfitonte nga inceneratorët?
Rama: Unë e çmoj shumë disponibilitetin tuaj, por s’dua t’ju them se shkelët sërish ligjin. Ju nuk keni faktuar asgjë, keni krijuar një opinion tuajin, të cilin mbajeni për vete. Faktet këtu, mendoj unë, janë ato që kemi ardhur t’i çojmë bazuar në dokumente, jo në opinione të krijuara mbi spekulime, që secili ka të drejtën ti bëjë për të dalë në konkluzione. Nuk shoh asnjë lidhje deri tani mes pyetjeve dhe rolit, për të cilin kam ardhur këtu.
Tabaku: A është Arben Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit e tre inceneratorëve?
Rama: Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar shumë audiencë dhe mbase mes nesh ka pasur që e kanë ndjekur, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit të kryeministrit. Meqë m’u drejtuat si zoti Rama, si zoti dëshmitar, po ju përgjigjem se si kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia të studio miqësitë e secilit prej jush me secilin prej jush, si dëshmitar mendoj se po shkelni ligjin, ndërsa si zoti Rama po ju them se jam i painteresuar, edhe kur dilja me pantallona shkurtra se tani ju ka ikur koha, se çfarë bëjnë tjerët dhe kam refuzuar të them se çfarë bëj vetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



