E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trepça” merr teposhtëzën, ia ka 11 milionë euro borxh KPMM-së
Lajme

Trepça” merr teposhtëzën, ia ka 11 milionë euro borxh KPMM-së

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbajtur konferencën e fundvitit, me ç’rast është thënë që ende ka nevojë për punë në këtë sferë dhe njëra ndër sfidat kryesore mbetet  gjiganti metalurgjik “Trepça”.

Investimet në “Trepçë” do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik pas katër vjetësh, ndërsa tani kjo ndërmarrje ia ka 11 milionë euro borxh KPMM-së.

Si pasojë e këtij borxhi licenca do të duhej t’i ndërpritej, megjithatë Qeveria ka vendosur që t’ia vazhdojë për shkak të numrit të punëtorëve.

Gjithashtu, është bërë e ditur që janë 11 zona të shpallura si zona me interes të veçantë, që nuk janë licencuar për të cilat ka interesim për investime të mëdha ndërkombëtare.

“Mineralet energjetike kanë një bazë ligjore por jo të mjaftueshme. Lëshimi i licencave për mineralet energjetike është përballur me telashe të shpronësimit, gjë që ka shkaktuar edhe humbje të inkasimit”, ka bërë të ditur Musa Shabani.

Shabani, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria që të ketë prioritet valorizimin e mineraleve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.