“Treshja fantastike” e SPAK-ut zbarkon në Kryesinë e Kuvendit
Sot vendohet “fati” i Ballukut
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur së bashku me dy prokurorët e posaçëm, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Ky grup po heton dosjen që lidhet me zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në fokus të mbledhjes është kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, një hap që mund të hapë rrugën për masa të mundshme ligjore, si arrest në shtëpi apo arrest me burg.
Ndërkohë, Belinda Balluku ndodhet disa metra larg Kryesisë së Kuvendit, në Kryeministri, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave e thirrur nga kryeministri Edi Rama. Nuk është ende e qartë nëse Balluku do të marrë pjesë vetë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve apo do të përfaqësohet nga dy avokatët e saj, përfshirë edhe motrën e saj, Pamela Qirko.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



