E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritol në hyrje të hotelit në Razëm, zbulohet emri i pronarit, zyrtar i Rithemelimit (Detajet)
Lajme

Tritol në hyrje të hotelit në Razëm, zbulohet emri i pronarit, zyrtar i Rithemelimit (Detajet)

Mëngjesin e sotëm një sasi tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të një hoteli në Razëm të Malësisë së Madhe.

Pronari i këtij biznesi, i cili ka pasur vetëm demë te pjesa e reklamës, është Fredi Sterkaj.

Ky i fundit është nje emer i njohur në Malesine e Madhe pasi për disa vite me rradhë ka drejtuar komunën e Shkrelit si dhe ka qënë drejtues i degës së PD-së në Malesinë e Madhe.

Nderkohe ketë të diele, Sterkaj u zgjodh kryetar i deges se Rithemelimit në Malesine e Madhe. Në një proces ku 4 kandidatet e tjerë u terhoqen nga gara.

Sterkaj, gjatë një komunikimi jashtë kamerave thotë se lenda plasese është vendosur në parkingun publik në afersi të hotelit të tij.

Sipas Sterkaj, shperthimi nuk ka lidhje me pronen e tij dhe me familjen e tij. Parkingu është i fshatit turistik të Razmes dhe aty parkojnë, të gjithë, thotë Sterkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.