E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritol te lokali i Noizyt në Durrës
Flash

Tritol te lokali i Noizyt në Durrës

Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e një lokali në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas Policisë së Durrësit, lënda eksplozive është gjetur në pjesën e përparme të biznesit dhe rezulton e pashpërthyer. Ngjarja është konstatuar në lagjen nr. 13, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e motiveve të vendosjes së lëndës eksplozive.

Sipas njoftimit zyrtar, në derën e dyqanit në pronësi të shtetasit R. R. është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer.

Kjo nuk është hera e parë që bizneset e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, bëhen objekt i ngjarjeve me lëndë eksplozive. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse ngjarja e fundit lidhet me episode të mëparshme apo ka një motiv tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.