E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritoli në banesë, efektivi: Dyshoj për shkak të detyrës, s’kam pasur kërcënime
Lajme

Tritoli në banesë, efektivi: Dyshoj për shkak të detyrës, s’kam pasur kërcënime

Familja e efektivit Pëllumb Vukaj në Shkodër u zgjua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një shperthim në tritol në murin e jashtëm të banesës së tyre.

Efektivi Pëllumb Vukaj dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:25 të mëngjesit ndërsa në banesë përveç efektivit kanë qenë edhe bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. Shpërthimi është ndjerë në të gjithë zonën e fshatit Hot i Ri ku jeton efektivi i policisë.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se efektivi ka deklaruar se ka dyshime se tritol mund të jetë vendosur për shkaqe që lidhen me detyrën e tij.

“Nuk e di kush mund të jenë autorët sepse nuk kam pasur konflikte ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo që dyshoj është se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës time”, ka deklaruar ai.

Pëllumb Vukaj punon prej 27 vitesh në policinë e shtetit dhe ka pasur në dorë detyra të ndryshme që nga aksionet e drogës, hetime për vrasje të ndodhura në Shkodër dhe ngjarje të tjera të rënda.

Dyshimet se policisë deri tani lidhen me operacionit anti drogë të finalizuara kohët e fundit që kanë çuar në pranga shumë persona.

Deri më tani autori i vendosjes së tritolit nuk është identifikuar dhe as bashkëpunëtorët e tij sepse mendohet se mund të kenë qenë më shumë se një person.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.