E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritoli në banesë/ Shefi i Krimeve në Shkodër: Nuk kam konflikt me askënd
Lajme

Tritoli në banesë/ Shefi i Krimeve në Shkodër: Nuk kam konflikt me askënd

Shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati ka reaguar për herë të pari pasi i vunë tritol në banesë. Ai ka mohuar një konflikt të mundshëm duke thënë se nuk edi se kush e ka bërë.

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai pas ngjarjes në orët e para të mëngjesit.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale.

Për mediat foli dhe babai i tij, Gjergj Shpati, i cili u shpreh se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit. I ati tregoi gjithashtu se në banesën trekatëshe jetojnë tri familje me 17 anëtarë dhe se të gjithë kanë qenë aty kur ndodhi shpërthimi.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.