E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritoli në shtëpinë e emigrantit, dalin detaje të reja
Lajme

Tritoli në shtëpinë e emigrantit, dalin detaje të reja

Ditën e  sotme rreth orës 01:00 të natës është shpërthyer në tritol banesa e një qytetari. Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Çakerri”, në qytetin e Vlorës. Konkretisht pranë vendit të quajtur “3 serviset”. Policia aktualisht ndodhet  në  vendngjarje.

Fax News raporton se banesa ndodhet në katin e parë të një pallati dhe i përket shtetasit Vasillaq Merko. Aktualisht Merko është në Greqi dhe në shtëpi nuk banon askush.

Rreth orës 01:00 të darkës është dëgjuar një shpërthim dhe është lajmëruar mënjëherë policia.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar por Drejtori i Policisë Vlorë është shprehur për Fax News se ka qenë lëndë eksplozive artizanale, ajo me të cilën është realizuar shpërthimi.

Në vend kanë gjetur vetëm fitila, ndërkohë hetimet vazhdojnë.

(F.M/Faxweb)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.