E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trondit ish-kreu i SHISH: Berisha kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Lajme

Trondit ish-kreu i SHISH: Berisha kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

Ish-kreu i shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi, ka bërë deklarata të forta lidhur me atë që ndodhi gjatë Protesta e 21 Janarit 2011, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të qëllimshme në zhdukjen e provave pas ngjarjes.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në sy të publikut, por më pas janë ndërmarrë veprime konkrete për të fshehur gjurmët. Klosi pretendon se janë manipuluar të dhëna në institucionet shtetërore dhe strukturat e sigurisë janë mbajtur të izoluara për disa ditë pas protestës.

Ai ka drejtuar akuza politike ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke lënë të kuptohet se përshkallëzimi i situatës nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një strategjie për të demonstruar forcë dhe kontroll.

“Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa.

Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua. Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë.

Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz”, u shpreh Klosi në ‘QUO VADIS’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.