E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21 Janari/ SPAK dërgon në SHBA për ekspertizë komunikimet e Gardës
Lajme

21 Janari/ SPAK dërgon në SHBA për ekspertizë komunikimet e Gardës

Në kuadër të hetimeve për dosjen e bujshme të “21 Janarit”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm hetimor, duke dërguar për ekspertizë materialin audio të komunikimeve në radio të Gardës së Republikës gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011.

Bëhet fjalë për komunikimet e zinxhirit komandues të Gardës në ditën e protestës, ku humbën jetën katër protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas burimeve pranë SPAK, materialet audio janë dërguar prej disa javësh në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një letër-porosie ndërkombëtare dhe me mbështetjen e autoriteteve amerikane të drejtësisë.

Procesi i ekspertimit pritet të nisë me verifikimin e autenticitetit të regjistrimeve, për të përcaktuar nëse ato janë të paprekura dhe të besueshme. Më pas, ekspertët do të kryejnë analizën dhe krahasimin e zërave të personave që kanë komunikuar në kanalin radiofonik gjatë ngjarjes.

Në Shtetet e Bashkuara është dërguar edhe kaseta origjinale e regjistrimeve, e cila ishte vënë në dispozicion të hetuesve nga familjarët e të ndjerit Aleks Nika, një prej katër viktimave të protestës.

Aktualisht, SPAK është në pritje të rezultateve të ekspertizës nga laboratori amerikan, të cilat pritet të kenë peshë të rëndësishme në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe në vijimin e mëtejshëm të hetimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.