E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar
Lajme

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Burnett krijoi dhe punoi së bashku me Trumpin në filmin amerikan, The Apprentice. Ai gjithashtu ka punuar në shfaqje të njohura si Shark Tank, The Voice dhe Survivor, shkruan Skynews.

‘Është nder i madh të emëroj Mark Burnett si të dërguarin special në Mbretërinë e Bashkuar. Me një karrierë të shquar në prodhimin televiziv, Mark sjell një përzierje unike të mprehtësisë diplomatike dhe njohjes ndërkombëtare për këtë rol të rëndësishëm’, tha Trump.

Sipas deklaratës, Burnett do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike, duke u fokusuar në fushat me interes të përbashkët, si tregtia, investimet dhe shkëmbimet kulturore.

Ky emërim vjen pasi Trump emëroi biznesmenin Warren Stephens për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.