Trump kërkon ndihmën e prodhuesve të automjeteve: General Motors dhe Ford të prodhojnë menjëherë respiratorë
Presidenti Amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje dy nga prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve, Ford dhe General Motors që të fillojnë prodhimin e respiratorëve, për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19.
“General Motors duhet të hapë menjëherë fabrikën e tij të braktisur në Lordstoën, Ohio, ose një fabrikë tjetër dhe të fillojë prodhimin e respiratorëve tani”, postoi Trump në Twitter.
“Ford, respiratorë tani shpejt”, shtoi ai.
Ky postim i Trump bie ndesh me deklaratat e tij vetëm pak ditë më parë, ku ai deklaroi se SHBA nuk kishte nevojë për respiratorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



