E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump reagon pas artikullit të medias franceze: Nuk do të shkoj në Moskë!
Lajme

Trump reagon pas artikullit të medias franceze: Nuk do të shkoj në Moskë!

“Presidenti amerikan Donald Trump deklaron nuk ka ndërmend të vizitojë Moskën. “Jo, nuk do të shkoj”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetje nga gazetarët në lidhje me raportimet e fundit të shtypit se shefi i Shtëpisë së Bardhë mund të marrë pjesë në festimet në Rusi më 9 maj për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në 1945.

Dje e përjavshmja franceze “Le Point” raportoi “ekskluzivisht ftesën e Vladimir Putinit për Trump”, duke cituar “burime të afërta që flisnin për negociata mes Uashingtonit dhe Moskës”, që kjo vizitë të realizohej.

Sipas të përjavshmes franceze, rëndësia e vizitës mund të shkojë përtej festimit të fitores së vitit 1945, në fakt, Trump dhe Putin jo vetëm që mund të përkujtonin fundin e luftës, por edhe të festonin një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, bazuar në një plan të përbashkët negociues të njohur si Plani Kellog.

Nëse negociatat do të kishin sukses, kjo datë simbolike do të përfaqësonte një fitore të dyfishtë për të dy liderët: jo vetëm fundin e konfliktit botëror kundër Gjermanisë naziste, por edhe suksesin e një marrëveshjeje diplomatike që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.