E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Truri” i financave/ Arrestohet gruaja e “El Menchos”, njeriut më të kërkuar në Meksikë
Lajme

“Truri” i financave/ Arrestohet gruaja e “El Menchos”, njeriut më të kërkuar në Meksikë

MEKSIKË  – Gruaja e një prej njerëzve më të rrezikshëm në Meksikë ka rënë në prangat e policisë. Mediat e huaja shkruajnë se është arrestuar bashkëshortja e “El Mencho”, njeriut më të kërkuar në Meksikë dhe liderit të kartelit të drogës, Brezi i Ri i Jalisco.

Rosalinda Gonzalez dyshohet se merrej me financat e kartelit dhe u arrestua në Zapopan, të njëjtin qytet ku u burgos në vitin 2018. Ajo u lirua me anë të një garancie asokohe ndërsa priste gjyqin për pastrim parash.

Bashkëshorti i saj, Nemesio Oseguera, pseudonimi i të cilit është “El Mencho”, ndodhet në arrati prej vitesh. Kujtojmë se DEA amerikane ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e tij.

Karteli i drogës i drejtuar nga “El Mencho” është një nga më të fuqishmit në Meksikë.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.