E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tuneli i Murrizit nën hije dyshimesh, pëson çarje në strukturë
Lajme

Tuneli i Murrizit nën hije dyshimesh, pëson çarje në strukturë

Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbërit është përfshirë sërish në debat publik, pas raportimeve për dëmtime në strukturën e brendshme, vetëm pak kohë pas hapjes për qarkullim. Çarje dhe plasaritje në beton kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve dhe standardet e ndërtimit të një prej veprave më të kushtueshme infrastrukturore në vend.

Situata rikthen në vëmendje akuzat e përsëritura politike që kanë shoqëruar projektin ndër vite, ku janë denoncuar vonesa të zgjatura, kosto të fryra dhe mungesë transparence, nën përgjegjësinë direkte të Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Tuneli i Murrizit u prezantua nga qeveria si një vepër strategjike dhe simbol i zhvillimit, por sot përballet me dyshime se është ndërtuar me kompromise teknike, në një zonë me problematika gjeologjike të njohura, pa një sqarim të qartë institucional për gjendjen reale të sigurisë.

Deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë shpjegim publik, ndërsa mungesa e një inspektimi të pavarur dhe transparencës zyrtare ka shtuar shqetësimet se rasti i Tunelit të Murrizit mund të jetë një tjetër shembull i keqmenaxhimit të projekteve publike, për të cilin kërkohet përgjegjësi politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.