E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqi, avokatja 26-vjeçare vritet me armë zjarri
Lajme

Turqi, avokatja 26-vjeçare vritet me armë zjarri

Autori i kishte borxh motrës së saj rreth 95,000 euro

Turqia është tronditur nga vrasja e avokates 26-vjeçare Hatice Kocaefe nga tregtari Haki Cetin, i cili i detyrohej 95,000 euro motrës së saj. Sipas mediave turke, Cetin vrau avokaten e re pasi ajo kishte nisur procedurat ligjore kundër tij për këtë borxh.

Ai dyshohet se i ka kërcënuar dy motrat në telefon, duke kërkuar që ato të tërhiqnin procedurat ligjore kundër tij, me Kocaefe që iu përgjigj negativisht dhe deklaroi se do të vazhdonte normalisht.

Cetin u zuri pritë dy motrave ndërsa ato ishin me babanë dhe vëllain e tyre jashtë një depoje që zotëronin.

Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, Cetini qëlloi nga brenda makinës së tij, duke e goditur avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht, 26-vjeçarja Hatice Kocaefe nuk arriti të mbijetojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.