Turqi, tërmeti ndan pistën e aeroportit më dysh/ Erdogan mesazh qytetarëve
Rreth orës 04:19 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka ndodhur në qendrën Kahramanmara?-Pazarc?k.
Gjysma e Turqisë u prek nga tërmeti apokaliptik/ Erdogani mesazh qytetarëve
Shumë provinca në juglindje, në Anadollin Qendror dhe në rajonin e Mesdheut u tronditën nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, me qendër në Kahramanmara?, në orën 04:17.
Sipas informacioneve të marra nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash është ndjerë në një pjesë të madhe të vendit.
Një pjesë e madhe e Anadollit Qendror dhe Lindor është aktualisht nën ndikimin e reshjeve të borës.
Në Hatay, një nga provincat e prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, është dëmtuar edhe pista e aeroportit.
Pista është çarë më dysh, raporton CNN turk.
Në deklaratën e parë të presidentit Erdogan bëhet thirrje për qetësi.
“Po bashkërendojmë edhe punimet e nisura pas tërmetit. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, ka thënë ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



