Turqia qartëson pozicionin e saj në konfliktin Rusi-Ukrainë, Zelensky: Populli ukrainas nuk do e harrojë kurrë këtë!
Turqia i është përgjigjur pozitivish ditën e sotme kërkesës së presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, për të mbyllur rrugët detare në Detin e zi për anijet luftarake ruse.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, presidenti ukrainas falënderon homologun turk Erdogan, ndërsa shton se Ankaraja i ka ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare Ukrainës.
Zelensky e beri kërkesën drejtuar Erdogan që ditën e djeshme, por Erdogan ka vendosur vetëm sot të bashkëpunojë.
“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Populli i Ukrainës nuk do ta harrojë kurrë këtë”, ka shkruar Zelensky.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



