U arrestua me kokainë, vajza e Eli Farës ‘përvëlon’ rrjetin (FOTO)
Pas një periudhe mungese nga rrjetet sociale, Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Eli Fara, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një postim në Instagram.
Rikthimi i saj vjen disa javë pasi ajo u vu në pranga nga policia e Tiranës në muajin gusht, pasi u kap me lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Gjatë hetimeve, Marina ka deklaruar se lënda ishte për qëllim vetjak dhe jo për shpërndarje. Më pas, Gjykata e la në “arrest shtëpie”, masë e cila ende qëndron në fuqi.
Ndërkohë që kishte qenë mjaft aktive më parë në rrjetet sociale, Marina u zhduk për disa kohë pas ngjarjes që bëri bujë në media. Por së fundmi, ajo është shfaqur sërish në Instagram, duke postuar disa foto të reja, ku shfaqet elegante dhe e kuruar në çdo detaj.
Në një nga postimet më të fundit, Marina ka zgjedhur të shoqërojë imazhin e saj me një mesazh domethënës:
“Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre.”


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



