E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua pak ditë pas atentatit të dështuar ndaj kunatit të Lul Berishës, gjykata e liron nga burgu
Publik News

U arrestua pak ditë pas atentatit të dështuar ndaj kunatit të Lul Berishës, gjykata e liron nga burgu

Gjykata e Durrësit e ka lënë të lirë Bashkim Haxhiajn, duke i caktuar masën “arrest shtëpie”. Haxhiaj është personi i vetëm i arrestuar nga policia për atentatin me armë ndaj kunatit të Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, ngjarje e ndodhur më 20 qershor 2019.

I arrestuari Haxhiaj ndodhej në makinë me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen kur dy persona te dyshuar qelluan drejt tyre, duke i lene te plagosur. NGJARJA Haxhiaj u vu ne pranga vetem 6 dite pas atentatit, me 26 qershor 2019 me akuzën për armëmbajtje pa leje, ndërsa ka qenë bashkë me miqtë e tij Plarent Dervishaj e Jul Meçaj, ditën që këtyre të fundit iu bë atentat me breshëri plumbash, dhe është kapur nga kamerat e sigurisë ndërsa mbante një armë në dorë dhe ndiqte me vrap atentatorët pasi u larguan. Haxhiaj ndërkohë njihet si pjesë e grupit famëkeq të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, si edhe anëtar i bandës së Durrësit. Haxhiaj është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim me akuzën për vrasje, katër rrëmbime dhe grabitje. Ai po ashtu është hetuar nga drejtësia e vendeve fqinje, me akuzën për shpërndarje droge dhe trafik prostitucion

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.