E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua për ‘shtëpi barit’, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës
Lajme

U arrestua për ‘shtëpi barit’, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë pas veprimeve të para hetimore që lidhen me zbulimin e dy ambienteve të përshtatura për kultivim kanabisi në zonën e Peqinit. Mësohet se deri në këtë fazë nuk janë gjetur prova që ta lidhin drejtpërdrejt Hasën me aktivitetin e paligjshëm.

Megjithatë, procedurat ndaj tij do të vazhdojnë në gjendje të lirë, ndërsa autoritetet kanë shpallur në kërkim vëllain e tij. Hasa u paraqit vetë në polici një ditë më parë, ku kundërshtoi akuzat, duke theksuar se nuk ka asnjë përfshirje në rastin në fjalë. Ai ka deklaruar se prej muajsh nuk kishte frekuentuar objektin ku u zbuluan ambientet dhe se nuk kishte dijeni për çfarë zhvillohej aty.

Gjatë kontrolleve në një magazinë, në pjesën e bodrumit u konstatuan dy hapësira të pajisura posaçërisht për kultivim të bimëve narkotike me ndihmën e ndriçimit artificial. Në total, u gjetën rreth 4000 bimë kanabisi të mbjella në këto ambiente.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë, të cilat dyshohet se shërbenin për mbajtjen funksionale të kësaj veprimtarie. Sipas të dhënave paraprake, prona ku u zbuluan ambientet rezulton në emër të Bilal Hasës, çka bëri që fillimisht ai të shpallej në kërkim.

Në kuadër të të njëjtit operacion, i koduar “Kurtaj”, është shpallur në kërkim edhe një tjetër person me inicialet E. M., i cili ushtron detyrën e përgjegjësit të OSHEE-së për zonën e Peqinit. Ai dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe identifikimin e çdo personi të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.